UEFA pas një sondazhi të kryer në sajtin e saj ka përzgjedhur ndeshjen e vitit. Sipas UEFA-s sërish pjesë e këtij vendimi është Barcelona.
Ishin plot katër sfida të mbushur me shumë gola, të cilat janë përzgjedhur për tu votuar si ndeshja e vitit.
Finalja e Superkupës së Evropës e luajtur si një derbi spanjoll mes Barcelonës fituese të Champions League dhe Sevilla, si fituese e Europa League e cila përfundoi me rezultatin 5-4 është shpallur fituese. Kjo sfidë ka grumbulluar 45% të votave.