Pjanic në radarët e të mëdhenjve

pjanic

Në Spanjë prej kohësh përflitet për një interesim të Realit dhe të Barcelonës për numrin 15 të Romës, ndërkohë që në Francë PSG e ka gati ofertën për Pjanic.

Miralem Pjanic është një ndër lojtarët më të spikatur në ekipin e Romës. Mesfushori boshnjak ka shënuar disa gola të rëndësishëm, por verdhekuqtë nuk është se i garantojnë një karrierë brilante.

Pjanic deri tani ka shënuar 8 gola në të gjitha kompeticionet, ndërkohë që verdhekuqtë e vlerësojnë 50 milionë euro kartonin e tij.

Pin It