Më 9 tetor, Lorik Cana edhe zyrtarisht do të përshëndetet nga Kombëtarja e Shqipërisë në futboll.
Ish kapiteni i cili për shumë vite ishte simbol i “kuqezinjve”, tashmë ka njoftuar se është tërhequr nga Kombëtarja, por ceremonia përshëndetëse do të mbahet më 9 tetor, kur Shqipëria në Shkodër e pret Spanjën në kuadër të eliminatoreve për botërorin “Rusia 2018”.
Federata Shqiptare e Futbollit është duke punuar tashmë për organizimin e ceremonisë përshëndetëse për kapitenin shumëvjeçar. Është premtuar një ceremoni speciale përmes së cilës synohet të nderohet kontributi i madh i Canës për imazhin e kombëtares.