Cana: Ceremonia e Lamtumirës në 2017-ën

lorik cana

Kapiteni i kombëtares kuqezi, Lorik Cana me anë të një postimi në “Facebook” ka shkruar se ceremonia e lamtumirës së tij nga Kombëtaren është parashikuar të mbahet gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit të ardhshëm, duke hedhur poshtë zërat se një gjë e tillë do të ndodhte në ndeshjen e 9 tetorit në “Loro Boriçi” ndaj Spanjës.

“Përshëndetje te gjithë miq, më kanë pyetur rreth ceremonisë e lamtumirës me kombëtaren dhe zërat qe po qarkullojnë për mbajtjen e saj me 9.10 në Shkodër!!!
Doja të ju informoj që nuk është e vërtet, dhe me shumë mundësi kjo ceremoni do të mbahet në 6 mujorin e parë të 2017 së. Me respekt dhe dashuri Loriku”, shkruan kapiteni Cana.

Pin It