Statistikat, gjatë gushtit u rrit deficiti tregtar

statistics-780x439

Deficiti tregtar për muajin gusht të këtij viti u rrit krahasuar me një muaj më parë dhe me të njëjtën periudhë të vitit 2015. Rritja e importeve gjatë gushtit 2016 është më e madhe se sa ajo e eksporteve, duke rezultuar në një diferencë negative prej 29 miliardë lekësh. Shifrat e publikuara nga INSTAT tregojnë se deficiti tregtar është rritur me 19 % krahasauar me një vit më parë.

Sipas INSTAT eksportet e mallrave u rritën me 6.8% krahasuar me një vit më parë, por u ulën me 27.1% krahasuar me muajin korrik të këtij viti. Vlera totale e eksporteve për këtë muaj ishte 16 miliardë lekë.

Ndërsa vlera e importeve ishte 46 miliardë lekë, me një rritje prej 14.3% krahasuar me një vit më parë, por me ulje 8.4% krahasuar me muajin korrik.

Grupet kryesore të mallrave që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të eksporteve janë “tekstilet dhe këpucët”, ndërsa grupi “minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” kanë ndikuar negativisht. Nga ana tjetër rritja e importeve është shkaktuar nga grupi “makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi”.

Pin It