Neurostudiuesit: Vizioni pamor nuk është i lidhur me matematikën

reree

 

Disa neurostudiues të Universitetit Hopkins në një projekt kanë thënë se vizioni nuk ishte shumë i lidhur me matematikën

Vizioni nuk është shumë i lidhur me matemaikën, kështu kanë thënë disa neurostudiues të Universitetit Hopkins në një projekt të realizuar sëfundmi.

Studiuesit matën aktivitetin e pjesës së trurit që është përgjegjëse për arsyetimin numerik në dy grupe njerëzish, ku njëri grup përbëhej nga njerëz të verbër.

Shipra Kanjila, një student i diplomuar në Departamentin e Shkencave të Trurit dhe Psikologjisë tha se aftësia për të bërë llogari matematikore është e njëjtë tek njerëzit normal dhe tek të verbërit.

Gjatë eksperimentit njerëzve u thuhej të zgjidhnin problema matematikore. Gjatë ushtrimeve komplekse për t’u zgjidhur u vu re se tek të dy grupet pjesa e trurit aktive e përdorur për arsyetimin numerik ishte e njëjtë.

Gjithashtu studimi zbuloi se korteksi vizual i trurit tregonte sasi më të madhe aktiviteti tek njerëzit e verbër sesa ato që shihnin. Kjo tregon se pjesë të ndryshme të trurit janë fleksibël dhe përshtaten në situata të ndryshme dhe se aftësitë tona llogaritëse nuk janë të lidhura me vizionin tonë pamor,” thotë Kanjila.

Pin It