Kinezet sjellin fanellën e re të kombëtares Shqiptare , ja sa kushton

234869

Kualifikimi i kombëtares së futbollit për në kampionatin Europian i cili do të zhvillohet në Francë, shënoi për Shqipërinë një moment historik. Në këtë kuadër qeveria bëri disa premtime për përmirësimin e infrastrukturës së futbollit në Shqipëri, ndërsa Federata Shqiptare e Futbollit vendosi që në ndeshjet e ardhshme kombëtarja ti zhvilloi me uniformën e re. Para pak kohësh FSHF dhe kompania që do të prodhoj uniformën prezantuan tre uniformat e reja. Gjithashtu pak ditë më parë u bë publike edhe çmimi për tifozët shqiptarë. Pra një uniformë e prodhuar nga kompania “Makron” do të kushtoj 79 euro. Por jo të gjithë mund ti kenë mundësitë për të blerë uniformat e kombëtares me një çmim të tillë. Ndërkohë që së fundmi kinezët kanë sjell në treg bluzat e reja të kombëtares shqiptare me një çmim prej 2500 lek të reja. Ato vijnë vetëm në dy versione, në të kuqe dhe në të bardhë.

Pin It