Shmangni helmimin nga ushqimi me anë të sesnorit “Nima”

sensori i ushqimit

Ju ka ndodhur që të dilni jashtë dhe të hani një vakt që ju ka shijuar shumë, ose të hani një ushqim të preferuar në shtëpi, por më pas keni përfunduar në spital si pasojë e helmimit nga ushqimi? Thuajse të gjithë e kemi përjetuar një herë në jetë një eksperiencë të tillë të pakëndshme. Tashmë për zgjidhjen e këtij shqetësimi ka menduar kompania teknologjike ‘6SensorLabs’ e cila ka krijuar një sensor i cili tregon nëse ushqimi që keni përpara mund të konsumohet ose jo. Nëse ushqimi që keni përpara ka (Gluten) e cila shkakton helmim ushqimi.

Sensori quhet “Nima” ai është i lidhur me një aplikacion me të njëjtin emër dhe të gjitha të dhënat i dërgon në kohë reale në smartfon. ‘6SensorLabs’ thotë se ‘Nima’ ndër të tjera mund të zbulojë rastet e ndotjes së ushqimit, rastet kur ushqimi mund të jetë gatuar me të njëjtin vaj, p.sh patatet e skuqura ose me të njëjtin ujë, si makaronat.

Pin It