Shqipëri-Mali Zi, marrëveshja për ujërat do nënshkruhet në Shqipëri

Edmond-Panariti

Marrëveshja për menaxhimin e ujërave ndërkufitar mes Shqipërisë dhe Malit të Zi do të nënshkruhet në Shqipëri kur homologu malazez i Ministrit të bujqësisë Edmond Panariti të vij në Shqipëri. Kjo marrëveshje u arrit ditën e djeshme tek sa ministri Panariti ishte dje në Podgoricë ku u takua me homologun e tij Petar Ivanoviç. Të dyja palët ranë dakord që marrëveshja e menaxhimit ndërkufitar të ujërave të nënshkruhet gjatë ardhjes se ministrit malazez në Shqipëri dhe gjatë kësaj kohe të organizohen takime të rregullta midis dy vendeve në fushën e administrimit më eficient të ujërave. Ndër të tjera të dy ministrat biseduan per intensifikimin e bashkëpunimit tregtar midis dy vendeve.

img_1958

 

Pin It