Jo më ndjekje penale nëse kryeni punime në shtëpinë tuaj

abati

Shumë qytetarë të cilët kanë planifikuar që të bënin rikonstruktime apo shtesa në banesat e tyre, nuk i kanë bërë ato pasi frikësoheshin se do të ndiqeshin penalisht. Tani nuk keni pse të hezitoni më për ta bërë një gjë të tillë. Sipas një udhëzimi të Ministrisë së Zhvillimit urban, të gjithë ata të cilët duan të kryejnë punimet e tyre apo duan të bëjnë shtesa nuk kanë nevojë që të marrin leje në njësinë administrative por vetëm duhet të deklarojnë llojin e punimeve që po kryejnë. Udhëzimi vlen edhe për bashkitë në të cilat janë bllokuar lejet e ndërtimit.

Fillimisht duhet të paraqiten disa dokumente pranë njësisë vendore dhe brenda 10 ditësh do të merrni përgjigje nëse u lejohen ndryshimet në strukturë ose jo. Ndërkohë për papafingo ose shtesat e tjera të cilat ndryshojnë tërësisht ose pjesërisht strukturën e banesës, atëherë ju duhet një leje ndërtimi, jo vetëm deklarimi për punimet që do kryeni pranë njësisë vendore.

Pin It