Tahiri në Komisionin e Sigurisë: Shqipëria s’është imune ndaj emigrantëve

tahiri-5-655x356

Ministri i Brëndshëm Saimir Tahiri tha sot në Komisionin e Sigurisë se shqipëria nuk mund të jetë imune përball krizës së emigrantëve, në një kohë kur ata janë shumë pranë kufirit me shqipërinë, kjo edhe për shkak të efektit domino. Tahiri tha se duhen marrë masa në mënyrë që shqipëria të mos gjendet e papërgatitur.

Mësohet se gjatë “2014-2015 kanë tentuar të hyjnë në territorin e republikës së Shqipërisë qoftë nga pikat e kalimit kufitar, qoftë nga kufiri i gjelbër mbi 5000 emigrantë të parregullt”

Ndërkohë në fjalën e tij në komision Tahiri pranoi se shqipëria ka kërkuar ndihmën e Italisë për të forcuar sigurinë në pikat kufitare duke nënvizuar se është e vendosur të mos lejojë trafikun e qënieve as nga deti dhe as nga kufijtë tokësore.

“ Nuk kemi asnjë lloj imuniteti nga flukse potenciale të refugjatëve kjo dhe për shkak të lidhjes natyrale, gjeografike të Shqipërisë me vendet e pritjes së parë, në rastin konkret Greqia. Shqipëria ka marrë masa paraprake për të përballuar çdo emergjencë potenciale, por është një situatë që kërkon mbi të gjitha impenjimin e të gjitha vendeve të rajonit në një plan të përbashkët europian në mënyrë që asnjë prej vendeve tona të mos kthehet në pikë fundore të fluksit të refugjatëve. Gjatë vitit 2014-2015 kanë tentuar të hyjnë në territorin e republikës së Shqipërisë qoftë nga pikat e kalimit kufitar, qoftë nga kufiri i gjelbër mbi 5000 emigrantë të parregullt.

Nuk jemi ne situate emergjente por janë afër kufirit

Tani për tani nuk ka sinjale që jemi përpara një situate emergjente por për sa kohë janë shumë afër kufirit me Shqipërinë dhe efektet domino mund të shkaktojnë pasoja jemi të vendosur të jemi gati. Nuk mund të bëjmë gabimin për të qenë vonë në një krizë që nuk lejon nga kjo vonesë. Po përgatitemi”

Pin It