Trump pezullon hyrjen e refugjatëve në SHBA, ndalesë e veçantë për Sirinë

trump

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nënshkroi urdhrin që pezullon programin për refugjatët për 120 ditë ndalon refugjatët sirianë të hyjnë në tokën amerikane, deri sa ai të përcaktojë se pranimi i tyre është i sigurtë.

Trump urdhëroi Sekretarin e Shtetit të rishikojë programin amerikan të refugjatëve për 120 ditë për t’u siguruar që personat e miratuar si refugjatë nuk përbëjnë një kërcënim për sigurinë dhe mirëqenien e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Urdhri ndalon në mënyrë specifike shtetasit sirianë të hyjnë në SHBA qoftë si emigrantë apo joemigrantë, duke i cilësuar ata të dëmshëm për interesat e Shteteve të Bashkuaratë Amerikës. Ai tha se kjo është pjesë e masave të reja ”për të mbajtur terroristët radikalë” larg nga SHBA.

Në një intervistë për median amerikane Trump u shpreh se prioritet për të aplikuar për statusin e refugjatit do të kenë katolikët. Ai deklaroi gjithashtu se do të vështirësojë hyrjen në vend të personave nga gjashtë vende të tjera myslimane.

Vendimi i presidentit të SHBA-ve është dënuar nga grupet e të drejtave të njeriut. Ndërkojhë pezullimi do të vazhdojë derisa të bëhen ndryshime në Programin amerikan të Pranimeve të Refugjatëve.

Trump shtoi se refugjatët që kanë aplikuar, që tashmë janë në proces, mund të pranohen pas përfundimit të procedurave të rishikuara.

 

Pin It