Merkel dënon vendimin e Trump për ndalimin e refugjatëve

166818

Kancelarja gjermane Angela Merkel dënoi vendimin e Donald Trump për të pezulluar hyrjen në SHBA të refugjatëve nga vendet me shumicë myslimane. Merkel tha se ky vendim është në kundërshtim me parimet e ndihmës ndërkombëtare ndaj refugjatëve dhe shenjon myslimanët në mënyrë diskriminuese.

“Lufta e nevojshme kundër terrorizmit nuk e justifikon në asnjë mënyrë që të përgjithësohen dyshimet kundër personave në saj të besimit të tyre, në këtë rast kundër personave të besimit mysliman, apo në saj të origjinës”, tha ajo para medias, duke iu referuar shtrëngimeve që prekin shtetasit e shtatë vendeve me shumicë myslimane.

Ndërsa ekzekutivi amerikan kundërshtoi akuzat për diskriminim fetar, duke argumentuar se bëhet fjalë për vendime që synojnë të mbrojnë vendin kundër një hyrje të mundshme të terroristëve të huaj.

Dekreti, që hyri në fuqi të premten dhe që ka shkaktuar reagime të fuqishme, ndalon për 120 ditë hyrjen në SHBA të shtetasve nga shtatë vende të gjykuara të rrezikshme nga Uashingtoni që janë Iraku, Irani, Jemeni, Libia, Siria, Sudani dhe Somalia.

Pin It