Vendimi: Procesi mësimor fillon në 16 janar

school

Të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar dhe universitar do të qëndrojnë të mbylllura deri në datën 14 janar. Ministria e Shëndetësi njoftoi sot vendimin zyrtar për shtyrjen e fillimit të procesit mësimor edhe me një javë për shkak të epidemisë së gripit në vend.

Sipas vendimit të MSH-së procesi mësimorpër çerdhet, kopshtet shkollat dhe universitetet do të nisë më 16 janar.

Përmes njoftimit zyrtar, ministria ka bërë me dije këtë urdhër me qëllim kufizimin e mëtejshëm të përhapjes së virusit të gripit në vend për të mbrojtur popullatën nga sëmundjet infektive.

“Me qëllim kufizimin e mëtejshëm të përhapjes së virusit të gripit në vend për të mbrojtur popullatën nga sëmundjet infektive që kanë impakt në shëndetin e saj, ministri i Shëndetësisë, në mbështetje të nenit 102, pika 4, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të nenit 7, pika 4 (masa të veçanta) të Ligjit 15/2016, “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”, ka urdhëruar sot më datë 07.01.2017, mbylljen e çerdheve, kopshteve dhe institucioneve të arsimit parauniversitar dhe universitar në datat 9, 10, 11, 12, 13 dhe 14 janar 2017″, njofton MSH.

 

Pin It