Zakonet e zgjuara të së dielës që ju bëjnë produktiv të hënën

Edhe nëse e doni shumë punën tuaj, ideja për tu kthyer prapë në punë të hënën, të bën të paorganizuar dhe mezi e shtyni ditën, thotë Richard Citrin, një psikolog dhe autor i “The Resilience Advantage”.

Çelësi është tek disa zakone të zgjuara të dielën, kështu të hënën do të ktheheni më eficient në punë, pa pasur nevojën të shkurtoni kohën në fundjavën tuaj. Ja disa këshilla që jep Citrin.

1.Mbusheni pjatën me ushqime të shëndetshme. Festat  lërini për të premten dhe të shtunën, të dielën përkushtojuni ushqimeve të shëndetshme. Vetëm kështu nuk do të ndjeni lodhjen të hënën.

2.Merrni një orë të organizoheni.  Jo më shumë se një orë nga e diela për të përshpejtuar javën para dhe të organizoheni ju ndihmon të keni më shumë kohë dhe të mos shqetësoheni shumë. Bëjeni këtë gjë që të dielën në mëngjes.

3.Jepini kuptim ditës. Të gjithë kemi gjëra për të bërë në fundjavë, apo dhe qoftë të uleni të shihni televizor. Por një shëtitje pasditen e të dielës do ju bënte mjaft mirë për të nisur javën me energji.

Pin It