Risi: Prezantohet koncepti i laptopit me tre ekrane 4K

4-50

Kompania për krijimin e kompjuterëve për lojëra, Razer ka zbuluar konceptin e laptopit me tre ekrane 4K në shown e teknologjisë CES në Las Vegas, raporton BBC.Kompania thotë se është laptopi i parë portativ i këtij lloji.

Dy ekranet shtesë lëvizin nga ekrani qendror përmes një mekanizmi automatik. Tre ekranet së bashku kanë madhësi prej 43 cm, kurse kur të mblidhen atëherë ka trashësi prej 3.81 cm.

Projekti Valerie është ende një prototip dhe Razer ende nuk ka dhënë ndonjë datë të mundshme të prezantimit apo çmimit të tij.

Zakonisht përdoruesit e lojërave të ditëve të sotme përdorin më tepër se një monitor, ka dhënë analisti i lojërave Jonathan Wagstaff.

“Edhe pse është e pazakontë, kjo nuk më ka befasuar mua. Është diçka që njerëzit do ta blejnë, mendoj se do të shitet”, ka thënë ai për BBC.

3-69-1

2-93

Pin It

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *