Ambasada amerikane revokon vizat për 70 zyrtarë të drejtësisë

lu

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të A­merikës në Tiranë ka revokuar vizat e shumë gjyqtarëve e prokurorëve. Kjo amabasadë vendosi për pezullimin e vizave të funksionarëve të drejtësisë dhe nga ky vendim janë prekur 70 zyrtarë të cilët nuk lejohen të shkelin në territorin amerikan deri në një vendim të dytë.

Mes personave që iu është revokuar viza është edhe Kryeprokurori Adriatik Llalla dhe shefja e sektorit të dekriminalizimit, prokurorja Rovena Gashi.

Kjo listë ka prekur të gjithë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, si dhe drejtuesit e prokurorive në rrethe.

Lista nuk është bërë publike nga ambasada por ReportTv e Shqiptarja.com deklarojnë se ajo prek dhe një pjesë të mirë të familjarëve të tyre pasi gjatë pajisjes me vizë zyrtarët kanë aplikuar në çift si bashkëshort.

Pin It