Parashikimi i motit, e premte 3 shkurt 2017

15-05-1024x658

Pjesa e parë e ditës do të dominohet nga vranësira të shpeshta ku më të dendura vranësirat paraqiten në zonat veriore duke rrezikuar reshje të dobëta shiu. Orët e pasdites do të vijojnë me të njëjtat kushte atmosferike duke bërë që i gjithë vendi të mbetet me vranësira, shira lokale dhe intervale me kthjellime. Edhe gjatë natës nuk priten ndryshime të motit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë shumë ndryshime duke ruajtur vlera konstante të tyre. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 20 km/h nga drejtimi jugperëndimor, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim 2 apo 3 ballë.

Europa

Gadishulli Iberik dhe gadishulli i Ballkanit do të vijojnë me vranësira dhe shira por në sasi të pakta. Po ashtu me reshje të dobëta shiu do të paraqiten edhe vendet perëndimore. Reshje të dendura dëbore do të kenë vendet lindore. Ndërsa moti i kthjellët dhe i ftohtë do të jetë dominant për gadishullin skandinav dhe vendet balltike.

Pin It