2017-ta është shpallur Viti Ndërkombëtar i Turizmit të Qëndrueshëm

Butrint-Albania

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e ka shpallur vitin 2017 si Viti Ndërkombëtar i Turizmit të Qëndrueshëm.

Kjo është një mundësi për të ndërgjegjësuar sektorin publik dhe privat, por edhe qytetarë mbi kontributin e turizmit të qëndrueshëm në procesin e zhvillimit.

Në kontekstin e Axhendës për Zhvillim të Qëndrueshëm synohet mbështetja e ndryshimeve në hartimin e politikave, praktikat e biznesit dhe sjelljet e konsumatorëve në kuadër të një turizmi, i cili kontribuon në qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm.

Viti Ndërkombëtar 2017 do të promovojë turizmin në këto drejtime: rritje ekonomike të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse, gjithëpërfshirje sociale, punësim dhe reduktim të varfërisë, rritje e efiçensës së aseteve turistike, mbrojtje e mjedisit dhe ndryshimet klimaterike, vlerat kulturore, diversiteti dhe trashëgimia, mirëkuptimi reciprok, paqja dhe siguria.

Një fushë e re me potencial të madh zhvillimi në Shqipëri është agroturizmi. Krijimi i fermave organike në vendin tonë është një hap përpara drejt zhvillimit të agroturizmit.

Burimi: Agjensia Telegrafike Shqiptare

 

Pin It