Statusi i ri i inspektorëve të AKU-së, më shumë përgjegjësi

WhatsApp Image 2017-02-02 at 10.27.43

Gjatë ditës së sotme në ambientet e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Tiranë u zhvillua ceremonia e shpërndarjes së kartave të inspektorëve të ushqimit. Këto karta synojnë rregullimin e statusit të inspektorit të AKU-së duke rritur përgjegjësitë e tij dhe duke shtuar sigurinë e këtyre punonjësve.

Në aktivitet ishin të pranishëm Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave Z.Panariti , Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Z.Dritan Sejko dhe  Kryeinspektori Z.Shkëlqim Hajdari.

Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Dritan Sejko u shpreh se me dhënien e kartave të inspektorëve të ushqimit, rritet përgjegjësia e Institucionit dhe inspektorëve në veçanti në raport me konsumatorin shqiptar.

Sejko tha se në vazhdim do të rritet cilësisa e kontrollove dhe cilësia e ushqimeve duke rritur përgjegjësinë e cdo inspektori për të garantuar sigurinë ushqimore në Shqipëri.

Ndërsa sipas Ministrit të Bujqësisë inspektori i ushqimit është elementi që garanton që ndotësit e natyrave të ndryshme të mos  depërtojnë në zinxhirin ushqimor duke paraqitur kërcënim për konsumatorin.

“Ndodhemi në një moment të rëndësishëm që shërben në radhë të parë që sistemi të marrë fizionomi europiane, të jetë garant i ruajtes të shëndetit të konsumatorit. Inspektoriati do të ketë atribute të veçanta, ku inspektori që konstaton shkelje ka të drejtën të bllokojë në vend subjektin, duke e fuqizuar më shumë inspektoriatin e Ushqimit”, tha Panariti .

Kryeinspektori i Inspektoriatit Qendror nga ana e tij u shpreh se sfida për t’i kthyer konsumatorit shqiptar ushqime me të pastra është sfidë e ruatjes së sigurisë kombëtare.

WhatsApp Image 2017-02-02 at 10.28.50

 

 

 

Pin It