Freedom House: Liria demokratike në Shqipëri është e pjesshme

FITW_World_Map_nolabels_GF2016_FINAL_940px

Shqipëria dhe Kosova janë mes vendeve pjesërisht të lira. Raporti i organizatës Freedom House për liritë demokratike në vendet e ndryshme të botës tregon se liria botërore është në rënie prej 11 vjetësh.

Në raport përfshihen 195 vende, prej të cilave 87 vende janë të lira, 59 janë pjesërisht të lira, ndërsa 49 vende janë jo të lira.

Në këtë renditje Shqipëria dhe Kosova përfshihen në mesin e vendeve me liri të pjesshme. Në këtë kategori janë edhe një pjesë e vendeve të rajonit si Bosnjë e Hercegovina, Maqedonia e Mali i Zi.

Ndërsa Kroacia dhe Serbia janë përfshirë në kategorinë e vendeve të lira.

Pin It