Parashikimi i motit, e hënë 30 janar 2017

15-05-1024x658

Deri në mesditë i gjithë vendi do të jetë nën dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare. Parashikohet që gjatë orëve të pasdites vranësirat të jenë më tepër të pranishme në territor, më të dukshme në zonat qendrore dhe jugore. Edhe gjatë natës vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në të dy vlerat ekstremale të ditës. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 20 km/h nga drejtimi veriperëndimor, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim deri në 2 ballë.

Europa

Masat ajrore të qëndrueshme me origjinë kontinentale do të kushtëzojnë në rajon mot të kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare. Po ashtu, temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të ndjeshme të tyre. Europa jugperëndimore dhe ishujt britanike do të vijojnë nën ndikimin e një qendre me presion të ulët atmosferik duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë prezent. Më të dendura shirat paraqiten në Britaninë e Madhe. Po ashtu, reshje të dendura dëbore do të kenë vendet e Europës Lindore. Ndërsa moti i kthjellët dhe i ftohtë do të dominojë Europën qendrore, rajonin e Mesdheut si edhe vendet Nordike.

Pin It