Përfitime shëndetësore të supës

829ffc9a-634a-4de6-94d5-bdf354e7c2e2---0

Supa është një nga elementët më të rëndësishëm të vaktit të ditës. Eshtë e mira të konsumohet në çdo stinë sidomos në dimër. Më poshtë do të lexoni për vlerat që ka supa.

1.Supa largon urinë, por në mënyrë natyrale. Eshtë e pasur me ujë dhe fibra, supa mbush stomakun, pa sjellë teprim kalorish.

2.Pastron organizmin. Supa është e përbërë kryesisht nga uji. (85-90%). Përmban edhe perime të pasura me fibra që pastrojnë organizmin dhe e eliminojnë toksinat.

3.Përmban mikroushqyes. Perimet e pasura me vitamina, kripëra minerale dhe oligoelementë: kryesoret për të qenë në formë.

Eshtë e këshillueshme që të përgatisësh supëra në shtëpi dhe të shmangësh sa të mundësh ato industriale, të pasura me kripë dhe yndyrna. Për lehtësi mund të përgatitësh disa lloje supash, t’i vendosësh në ngrirje dhe t’i konsumosh sipas dëshirës dhe kohës.Po ashtu për të pasur një gamë të gjerë substancash ushqyese, përzje perime me ngjyra të ndryshme.

Pin It