Bob Dylan i thotë “po” çmimit Nobel

 

music-introducing-bob-dylan-4-22-1

Më në fund kantautori amerikan, fituesi i Çmimit Nobel në Letërsi thyen heshtjen dhe pranon çmimin e akorduar. Që në momentin kur u publikua lajmi Dylan nuk kishte reaguar e madje nuk kish thënë asnjë fjalë pavarësisht këmbënguljes së Akademisë së Shkencave në Suedi. Ai u shpreh se nderi që i ishte bërë e kishte lënë pa fjalë duke e konsideruar çmimin të mrekullueshëm. Këngëtari shtoi se nëse çdo gjë është e mundur do të jetë vetë ai që do ta marr çmimin i cili jepet këtë dhjetor në një ceremoni në Stokholm. Çmimi Nobel në Letërsi iu akordua kantautorit amerikan në 13 tetor për krijimin e shprehjeve në traditën e muzikës amerikane. Ky çmim ngjalli shumë kritika çka u thellua edhe me heshtjen e Dylan.

Pin It