Nobeli në Ekonomi shkon për shkencën e sjelljes ekonomike

Këtë vit, çmimi Nobel në Ekonomi i jepet Richard H Thaler.  Thaler është profesor i shkencave të sjelljes ekonomike në Universitetin e Çikagos.  Thaler ka inkorporuar supozime psikologjikisht realiste në analizat e vendimmarrjes ekonomike. Ai ka treguar se si tre tiparet e mëposhtme ndikojnë në vendimmarrjen individuale, si dhe në rezultatet e tregut:

Racionaliteti i kuzuar: Thaler ka zhvilluar teorinë e ‘kontabilitetit mendor’, duke shpjeguar se si njerëzit thjeshtojnë vendimmarrjen financiare duke krijuar llogari të ndara në mendjen e tyre, duke u fokusuar më shumë në ndikimin e çdo vendimi individual sesa në efektin e përgjithshëm. Thaler ishte një nga themeluesit e fushës së nancimittë sjelljes, i cili studion se si kuzimet njohëse ndikojnë në tregjet nanciare.

Preferencat sociale: Studimi  teorik dhe eksperimental i Thaler për paanësinë ka qenë me ndikim. Ai tregoi se si shqetësimet e të qënurit të drejtë ndaj konsumatorëve mund të ndalojnë firmat nga ngritja e çmimeve në periudha me kërkesa të larta, por jo në kohën e rritjes së kostove. Thaler dhe kolegët e tij krijuan ‘lojën e diktatorit’, një mjet eksperimental që është përdorur në studime të shumta për të matur qëndrimet e drejta në grupe të ndryshme njerëzish anembanë botës.

Mungesa e vetëkontrollit: Ai tregoi si të analizonte problemet e vetëkontrollit duke përdorur një model të plan-making, i cili është i ngjashëm me modelin  që psikologët dhe neuro shkencëtarët përdorin për të përshkruar tensionin e brendshëm ndërmjet planikimit afatgjatë dhe afatshkurtër. Heqja dorë nga tundimi afatshkurtër është një arsye e rëndësishme pse planet tona për të kursyer në moshën e vjetër, ose për të bërë zgjedhje më të shëndetshme jetese, shpesh dështojnë. Në punën e tij, Thaler tregoi se si ‘nxitimi’ një term që ai i shpiku mund të ndihmojë njerëzit të ushtrojnë vetëkontroll më të mirë. Tiranapost.

Pin It