Rikthehet shfaqja “Tramvaji Dëshire” në teatrin ”Kujtim Spahivogli”

Rikthehet shfaqja “Tramvaji Dëshire” në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental ”Kujtim Spahivogli” duke filluar nga data 14 dhe 15 tetor ora 19:00.

“Tramvaji Dëshire” e autorit  Tennessee Williams vjen në skenë nën regjinë e  Kiço Londo, Endri Çela, Dajana Nenaj,nën interpretimin e aktorëve Myzafer Ziflaj, Ina Gjonçi, Genci Fuga, Laura Nezha, Adriana Tolka, Elidon Alika, Kristian Koroveshi, Ermal Rodi, Xhuliano Brisku, Merita Dabulla.

Tramvaji dëshirë e Williams është e zjarrtë, e papërpunuar, e stuhishme, e dhimbshme, vazhdimisht emocionuese dhe çuditërisht prekëse përgjatë studimit të depresionit që kalon një grua.

Çfarë duhet të dimë për “Tramvaji Dëshirë”?

Ai, është një burrë i fortë dhe i zgjuar, emigrant në Amerikë, me një krenari të përdhosur , në një shoqëri që vazhdimisht ndryshon.

Ajo, është një grua simpatike, e cila lejon që megalomania e saj ta shkatërroj atë, por pas vështrimit krenar të saj, fshihet një viktimë e lehtë, e torturuar nga dashuria, humbjet, jeta e rreme, shpresat dhe vetë jeta.Takimi i Stenli Kovalskit me Blansh Dy Bua, dy karaktere legjendare të dramaturgjisë botërore, rezulton të jetë fatal.

Dy protagonistët kryesor në kryeveprën e Tennssee Williams, na vërtetojnë se refuzimi i realitetit, dëshira për tu rikthyer tek e pafajshmja  dhe arratisja drejt një bote imagjinare, janë mendime dhe dëshira bashkëkohore të cilat shprehin veçanërisht njeriun e kohëve moderne.

Lëvizjet, mënyra sesi repertori i TKEKS gjarpëron , rrëshket brenda dhe jashtë kohës dhe brendandërgjegjes tonë ka arritur në shfaqjen e “Tramvajit”… të  kombinoj realizmin me ekzaltimin poetik duke  sjellë në skenë një tjetër prej kuarteteve protagonist më të fuqishme të stinës teatrore.

Aktorët në këtë shfaqje , gjallërojnë një histori sa te egër aq edhe të ndjeshme, sa të zgjuar aq edhe tragjike, sa komplekse aq edhe të thjeshtë, me dozën e duhur të butësisë dhe tensionit.“Tramvaji Dëshirë” dëshmon poezinë e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. /ATA/

Pin It