Teatri eksperimental çel sezonin artistik me dy shfaqje të reja premierë

fa4d6416-9567-47c3-bbe1-161e2b5bac8a---0

Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” do të çelë sezonin e ri artistik në datat 17 dhe 18 shtator me shfaqjet “Gjigandi i madh i mirë” dhe “Meri Popins-dëshira perfekte”.

Të dyja shfaqjet janë të karakterit argëtues dhe edukues të përshtatshme për fëmijë dhe të rritur, pasi kanë në thelb familjen dhe shoqërinë. Ato shpalosin një botë të jashtëzakonshme imagjinatash e ëndrrash duke nxitur kreativitetin e të vegjëlve dhe harmoninë familjare.

Shfaqja e parë “Gjigandi i madh i mirë”, e cila do të shfaqet çdo të shtunë në orën 10:30 duke filluar nga data 17 shtator, rrëfen historinë e miqësisë së Sofit me Gjigandin dhe  luftën e tyre kundra të keqes.

Ndërsa shfaqja tjetër, “Meri Popins-dëshira perfekte”, është një shfaqje origjinale në shqip që shpjegon kënaqësinë që merr njeriu nga puna, ç’do të thotë të jesh njeri perfekt dhe rëndësinë e fjalëve magjike “të lutem, si urdhëron, më fal, faleminderit”.

Shfaqja do të jepet nga 18 shtatori, çdo të dielë ora 10:30, në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

Pin It