Kultura tërheq, 173 mijë spektatorë nëpër shfaqje

Shqiptarët, por dhe të huajt që vizituan vendin tonë gjatë vitit 2017 kanë preferuar të kalojnë më tepër kohë për të shijuar shfaqje dhe ekspozita në institucionet kulturore të vendit.

Të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave (INSTAT) mbi kulturën tregojnë se numri i spektatorëve u rrit me 60 mijë krahasuar me vitin 2016 duke arritur në 173 mijë gjithsej.

Teatri Kombëtar rriti numrin e shfaqjeve, me rreth 21.2%, ndërsa mirëpriti 10 mijë spektatorë më shumë.

Në Teatrin Kombëtar eksperimental pati 320 shfaqje dhe numri i spektatorëve u rrit me 10.6% .

/ATA/

Pin It