Premierë në teatër komedia “Tre dhëndurët”, rikthehet në skenë Hajrie Rondo

tetri

Sezoni i ri artistik në teatrin e Metropolit do të sjellë në skenë shfaqjen premierë “Tre dhëndurët” me një trupë të zgjedhur aktorësh, midis të cilëve edhe aktorja e madhe Hajrie Rondo.

Shfaqja është një komedi e Dionis Bubanit dhe vjen nën kujdesin e regjisores Sonila Kapedani. “Tre dhëndurët” është komedi e karaktereve dhe situatave familjare të një familjeje shqiptare pas Luftës së Dytë Botërore. Personazhet do të interpretohen nga aktorët e talentuar Hajrie Rondo, Gëzim Rudi, Pjerin Vlashi, Aleksandër Kondi, Lindar Kraja, Roerd Toçe, Marget Caushi, Linda Jarani si dhe Elona Hyseni, të cilët kanë nisur provat prej një jave.

Kjo është një nga shfaqjet e pakta që rikthen në skenë aktoren e madhe Hajrie Rondo, pas një mungese disa vjeçare.

Shfaqja vjen njëherësh edhe si një homazh për autorin Dionis Bubani, ndërsa datat dhe oraret nuk janë përcaktuar ende.

Pin It