LIBRI DHE KULTURA – Premtime të gdhendura në qiell

https://soundcloud.com/spektrum-group/libri-dhe-kultura-premtime-te-gdhendura-ne-qiell

Një libër që sjell historinë e një vajze, e cila studion në Gjermani dhe lufton me kancerin. Që në vitet e para të jetës e ka ndjekur kjo sëmundje dhe ka jetuar 6 vite e 4 ditë në një dhomë spitali. Me kalimin e viteve ajo ka një përparim të dukshëm, por një aksident, një goditje në kokë ia rikthen sëmundjen e cila e ka privuar nga shumë gjëra. Këtë herë ajo është më e fortë pasi ka një premtin për të mbajtur. Një njëri të cilin e ka humbur fizikisht, por që synon ta bëjë krenar me njeriun që ajo është. Vajza ka tre pikëpyetje për të zgjidhur. A do arrijë të mbijetojë, pavarësisht se kanceri nuk është beteja e saj kryesore, pasi ajo beson se ka gjëra më të mëdha për të arritur. Së dyti, a do arrijë të përfundojë shkollën me sukses, pasi ishte ky premtimi i bërë heroit të saj. Së fundmi, a do arrijë të kuptojë se cili ishte njeriu që e rriti me letra nga larg apo si e rriti ai njeri e si vdiq ai.

Në libër gërshetohet çfarë di si të vërtëtë vajza dhe çfarë është realisht e vërtetë. Ekzistojnë edhe dyshime për vërtetësinë e ketij heroi, por në fund të librit ajo arrin të përputhë të gjitha idealet e të shkuarës dhe të ardhmes.

Libri ka nota autobiografike duke lidhur heroin me dikë të afërt për autoren dhe luftën e vajzës të jetuar nga vetë autorja.  Gerta sjell mesazhin e forcës që ka brenda vetes një njeri që lufton, por nuk duhet mëshiruar, kjo e lodh.

Rëndësi vendimtare për autoren ka njohja e vetvetes, brendia e njeriut është nje fushëbetejë e vazhdueshme.

Autorja vë titullin të parin pastaj shkruan historinë. Personazhet nuk kanë emra, ato dallohen nga roli që kanë në libër. Kjo lë të lirë imagjinatën e lexuesit. Titulli sipas autores ka peshën kryesore të librit, ka nje ecuri të vazhdueshme si hije pasi është e vetmuar, pra janë hijet që duan të shkruajnë në qiell.  Vajza do të shkruajë emrin e heroit në qiell.

Autorja zgjedh ta sëmurë për së dyti personazhin, sepse kërkon ta bëjë atë më të fortë për ta mbajtur premtimin. Hera e dytë është më e veshirë se hera e parë kur ishte e vogël dhe besonte më lehtë, 6 vjeç e 4 ditëshe.

Autorja zgjedh letrën për t’i ardhur në ndihmë vajzës të kalojë sëmundjen, pasi letra është oksigjeni sipas saj, edhe për vetë faktin se letra bëhët nga druri, pra vjen nga natyra, por po ashtu letra do përkushtim, kohë mendin dhe dedikim.

Pasi heroi vdes vajza i shkruan letra vetes dhe të tjerëve për ta mbajtur të pashkëputur fillin magjik. Hëna dhe vdekja janë gjithnjë aty, autorja ka një mesazh për lexuesin, të qenët pranë vdekjes të bën ta duash më shumë jetën.

Ndërsa autorja zgjedh t’i japë jetës vlerën e merituar edhe në kushte të veshtira. Njeriu vdes disa herë e po aq herë ringjallet…

Për më tepër, ndiqni emisionin “Libri dhe Kultura” me të ftuar autoren Flogerta Krypi.

Pin It