Narcis, lulja e oborreve që lufton kancerin

Në të gjithë vendet e botës kjo lule është simbol kundër tumorit, por tani shkencëtarët kanë ardhur në përfundim se kjo lule që lulëzon në oborre, mund të luaj një rol të rëndësishëm kundër luftës ndaj kësaj sëmundje. Bëhet fjalë për lulen e quajtur “Narcis”.

Pra, një studim i kryer në universitetin belg “Université Libre de Bruxelles” sugjeroi që alkaloidët nga narcis mund të bllokonin prodhimin e proteinave që tumoret përdorin për t’u rritur më shumë.

Bëhet fjalë për alkaloid hemanthamine, një molekulë terapeutike me origjinë natyrore. Grupi i molekulave të tilla përfshin morfinë, kininë dhe ephedrinë. Ky alkaloid stimulon stabilizimin e proteinave, dhe nëse hulumtimet e mëtejshme e gjejnë atë, mund të eliminojnë qelizat tumorale duke i lidhur ato me ribozomet që janë përgjegjës për sintezën e proteinave.

Shkencëtarët vetë thonë se ky zbulim është i mrekullueshëm.

Pin It