Jemi në mars, nisni punët e kopshtit, është koha të mbillni lule!

Jemi në mars dhe është koha t’ja filloni nga punët e kopshtit. Për të gjithë ata që pëlqejnë lulet, le të fillojnë mbjelljen e tyre.

Stina më e mirë e vitit për shumicën është pranvera. Është kjo koha kur ditët bëhen më të gjata, ndërkaq rrezet e diellit gjithnjë e më shpesh bien në dritaret tona.

Drunjtë ngadalë nxjerrin sythet, ndërkaq lulet e hershme pranverore lulëzojnë në ngjyra piktoreske, duke na treguar gjithë bukurinë e tyre, kënaqësinë dhe ngjyrat.

Duke pasur parasysh që kushtet e ndryshueshme klimatike me të cilat ballafaqohemi në shkurt, dinë edhe të na befasojnë, llojet më të ndjeshme të bimëve është e nevojshme të mbillen në hapësira të mbrojtura në mënyrë që farërat të mbijetojnë acarin e papritur.

Në kopësht mund të mbillen disa lloje lulesh fara e të cilave ka formë qepujke nëse dheu nuk është i ngrirë, siç janë gladiolat, ndërkaq në hapësirat e mbrojtura mund të mbillen farërat dhe qepujkat, nëse dëshironi mund t’i rimbillni në kopsht kur për të jenë kushtet optimale.

Pos gladiolave, janë të popullarizuara edhe petuniat, mirëpo në pranverën e hershme mund të mbillni edhe karafilë dhe sherebele.

 

Pin It