QKB: Shkurtohen afatet, dy ditë për t’u pajisur me leje dhe licencë

 

screenshot_3-1-350x171

Bizneset që duan të pajisen me leje ose licencë për zhvillimin e aktivitetit mund ta bëjnë këtë brenda dy ditëve.

Qendra Kombëtare e Biznesit ka reduktuar periudhën e shqyrtimit të aplikimeve për leje dhe licenca nga katër në dy ditë. Lajmi ështe enjoftuar nga vetë QKB në një njoftim publik.

“Afati i vendimmarrjes për licencat e grupit të dytë reduktohet nga 4 ditë në 2 ditë pune. Po afati për vlerësimin e përmbushjes së kritereve në kompetencë të QKB-së reduktohet nga 4 ditë pune në 2 ditë pune”, thuhet në njoftimin e QKB-së.

Pin It