71 mln euro për zhvillimin rural, qeveria dorëzon aplikimin pranë KE

buj-770x470

Qeveria shqiptare dorëzoi pranë Komisionit Europian aplikimin për përfitimin e grantit me vlerë 71 milionë euro për zhvillimin e bujqësisë dhe zonave rurale.

Aplikimi, i cili u dorëzua nga Autoriteti Menaxhues pranë Ministrisë së Financave dhe Autoriteti Zbatues pranë Ministrisë së Bujqësisë, përmbante kërkesën për marrjen e detyrave për zbatimin e buxhetit sipas programit IPARD 2014-2020.

Programi IPARD synon mbështetjen e fermerëve, sipërmarrjeve bujqësore dhe atyre të përpunimit të ushqimeve në sektore të ndryshme, personave fizikë dhe juridikë. Po ashtu pjesë e këtij programi janë edhe investimet në akuakulturë, turizëm rural dhe prodhim i energjisë së rinovueshme.

Nga programi pritet të përfitojnë rreth 2055 projekte dhe të krijohen afërsisht 800 vende të reja pune. Të gjitha këto investime parashikohet të fillojnë të zbatohen në vitin 2017.

Pin It