MOTI është një pajisje robotike që ju jep lajmërime audio në orë të caktuara duke ju ndihmuar të bëheni më të rregullt dhe të disiplinuar. Me ketë pajisje do të gjeni një mënyrë të re për të qenë të përgjegjshëm në ndërtimin e sjelljeve të cilat e dini që duhet t’i bëni si për shembull ushtrimet sportive apo të ushqyerit e shëndetshëm.
Sipas shkencës së ndërtimit të robotëve socialë, MOTI punon më shumë se thjesht një pajisje: ai është një shok që ju kujton dhe ju motivon për kryerjen e detyrave tuaja të përditshme.
Ai analizon sjelljet tuaja, ndërton një profil personaliteti dhe e krahason atë me pjesën tjetër të komunitetit. Roboti është i bazuar në studimet akademike të bëra në fushën e ndërtimit të robotëve socialë. Principi kryesor që përdor ai është që truri ka nevojë për tre gjëra për të formuar një zakon të qëndrueshëm: një nxitës, rutinën, dhe shpërblimin.
Po çfarë kanë mësuar njerëzit nga përdorimi i kësaj pajisjeje ? MOTI i ka mësuar njerëzit të ushtrohen çdo ditë 30 minuta në vrap apo ecje, të lexojnë para gjumit, të meditojnë,të konsumojnë 8 gota ujë në ditë, praktikimi i një instrumenti, pastrimi i dhëmbëve me pe dentar, dhe shumë të tjera që janë të nevojshme për përditshmërinë tonë.