Agroturizmi, e ardhmja e zonave rurale

tui

Këtë vit agroturizmi në vendin tonë shënoi një rritje të ndjeshme, duke tërhequr vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj. Sipas të dhënave të Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar (KASH) gjatë kësaj vere u rrit numri i turistëve që zgjodhën t’i kalonin pushimet në fshat dhe zonat alpine.

Turistë nga Franca, Gjermania, Çekia etj, kanë zgjedhur të vizitojnë bujtinat dhe pikat e agroturizmit në zonat veriore të vendit si në Theth, Valbonë, Lurë, Vermosh, por edhe në Korçë, Gramsh e Elbasan.

Bujtinat dhe resortet agroturistike të fermerëve në zona të ndryshme të vendit po shndërrohen në pika të kërkuara nga vizitorët dhe pushuesit e apasionuar pas natyrës, prodhimeve bio dhe aventurës. Qendrat agroturistike i shërbejnë njëherazi edhe zhvillimit ekonomik të zonave rurale, duke premtuar më shumë për të ardhmen e këtyre vendeve.

Ekspertët e KASH shprehen se ky sektor pritet të zhvillohet më shumë në vitet në vijim, pasi turistët tentojnë të kthehen tek natyra, çmimet e lira dhe ushqimet tradicionale e bio.

img

img_6147

tuir

tur

turi

Pin It