Qyteti i Amsterdamit sjell projektin e varkave vetë-drejtuese

tttt

Qyteti i Amsterdamit na jep shembullin e qytetit të mirë sistemuar në çdo aspekt të tij. Një e katërta e qytetit të Amsterdamit është e mbuluar me ujë, me më shumë se njëqind kilometra kanale ujorë që shërbejnë si rrugë komunikimi. Për këtë arsye qyteti ka treguar më shumë interes për varkat sesa për makinat vetë-drejtuese me sistemin automatik të kontrollit.

Instituti i Amsterdamit për Zgjidhjet e Kryeqytetit (AMS) ka prezantuar një iniciativë të re ku do të testoheshin për herë të parë varkat vetë-drejtuese nëpër qytet.

“Imagjinoni një flotë varkash autonome që shërbejnë për transportimin e njerëzve dhe mallrave,” tha Carlo Ratti drejtues i programit të studimit, në një deklaratë për shtyp.

Ky program mban emrin Roboat dhe drejtohet nga studiues në MIT dhe dy universitete holandeze, Universiteti i Teknologjisë Delft dhe Universiteti i Kërkimit Wageningen.

gggg

Pin It