E ardhmja e telefonave pritet të jetë me ekran me panel diellor

 

gggggg

Vetgjenerimi i energjisë së nevojshme për t’i bërë  funksionale pajisjet telefonike do të  ishte një zgjidhje mjaft e mirë .

Një grup studiuesish nga Universiteti i Michigan i Inxhinierisë kanë ndërtuar një lloj të ri paneli diellor, transparent dhe që është menduar të përdoret në ekranet e celularëve.

Shkencëtarët thonë se 10 minuta ekspozimi në dritën e diellit mund të gjeneronte 100 minuta të vlefshme për përdorimin standby të telefonit ose 2 minuta për të kryer një telefonatë.

Edhe pse mund të duket kapacitet i vogël ai mund t’ju hyjë në punë kur mund të gjendeni në një situatë ku nuk keni prizë apo fishë karikimi.

Nderkohë kompania po punon akoma në zhvillimin e projektit që të mund të prodhojë një ekran karikues efiçent në një të ardhme të afërt.

Pin It