Shkencëtarët prodhojnë tekstilin që mbledh energji

 

opo

Në Kinë dhe në SHBA shkencëtarët kanë treguar sesi disa pjesë të një tekstili mund të furnizonin me energji një  pajisje celular ose orë .

Tekstili përbëhet nga fibra polimeri të veshura me gjysëmpërcjellës, të cilët i mundësojnë asaj mbledhjen e energjisë. Këtë fibra enden pastaj bashkë me fije pambuku për të krijuar një material tekstil me trashësi 0.32 milimetër.

Studiuesit në  një  raport të publikuar me 12 Shtator në Journal Nature Energy, përshkruajnë mënyrën se si kishin proceduar ata hap pas hapi duke mbuluar fillimisht fibrat e polimerit me disa lloje materialesh që i kthenin ata në qeliza fotovoltaike të afta për të prodhuar energji nga drita e diellit.

 “Këto materiale të quajtura dhe nanogjeneratorë triboelektrikë (TENG), ngarkohen elektrikisht, kur fërkohen me një lloj tjetër materiali. Kur materialet janë në kontakt, rryma rrjedh nga njëri tek tjetri, por kur ato ndahen ai që merr elektronet përmban edhe energji”, shpjegon Fan, Profesor i Inxhinierisë Kimike në Universitetin Chongqing në Kinë.

 

 

Pin It