Indeksi i lirisë ekonomike, Shqipëria ka përmirësim

efw-2016-cover

Këtë vit shqiptarët janë më të lirë ekonomikisht se sa një vit më parë. Kështu tregon renditja e Shqipërisë në indeksin e lirisë ekonomike për vitin 2016 të publikuar nga Instituti Fraser.

Sipas këtij raporti Shqipëria është përmirësuar me 20 vende në indeksin që mat shkallen e lirisë ekonomike nga politika dhe institucionet shtetërore. Vendi ynë renditet i 42-ti me 7.4 pikë nga 10 pikë të mundshme.

Indeksi mat shkallën e lirisë ekonomike duke u bazuar në madhësinë e qeverisë, sistemin e drejtësisë, të drejtën e pronës, paratë e pastra, lehtësitë në tregtinë ndërkombëtare dhe legjislacion.

Pin It