Samsung Electronics lançon Teknologjinë e Re të Ekraneve për Kinemanë e së Ardhmes

Ekrani i ri Samsung Kinema është ekrani i parë në botë LED për kinema me High Dynamic Range dhe pritet të impresionojë audiencën me ngjyrat tridimensionale, shkëlqimin dhe kontrastin. Ai jep një cilësi të paprecedentë të figurës dhe sjell në jetë filma dhe përmbajtje të tjera në ekran me gjallëri dhe saktësi më të lartë.

Ky ekran i jep cilësi LED figurës në rezolucion 4K (4096 x 2160) dhe siguron një nivel të lartë dhe uniform të performancës teknike, besueshmërisë dhe cilësisë në kinemanë dixhitale. Performanca e ekranit të ri të Samsung tejkalon aftësitë tradicionale vizuale të projektimit në teknologji, për një prezantim realist dhe garanton që do të përcjellë një përshtypje shumë të mirë për të gjithë të ftuarit.

“Ndërsa popullariteti i sistemeve të avancuara argëtuese në shtëpi dhe platformave streaming po rritet, kinematë duhet të ripozicionojnë veten si një destinacion për një përvojë të pakrahasueshme shikimi që konsumatorët thjesht nuk mund ta hasin diku tjetër”, tha Sang Kim, Zëvendës President i Samsung Electronics në Amerikë. “Teknologjia jonë e re e ekraneve për kinema sjell një tablo më të fuqishme dhe me cilësi të lartë në ekranin e madh, duke krijuar një mjedis ku shikuesit të ndihen sikur janë pjesë e çdo skene.”

Karakteristikat plotësuese ultra-kontrast dhe me ton të ulët të shkallës së grisë mundësojnë që ekrani të pasqyrojë të dyja ngjyrat, si ato më të ndritura dhe ato më të thella të së zezës me gati një pafundësi kontrasti me raport 1.

“Përmes teknologjisë moderne duke përmendur që nga kioskat me prekje të ekraneve për blerjen e biletave, tek menutë dixhitale e deri tek posterat interaktivë të filmave, Samsung është tashmë duke i ndihmuar kinematë të përmirësojnë përfshirjen e konsumatorëve dhe të rrisin efiçencën operacionale. Ne do të vazhdojmë të shërbejmë si ofrues zgjidhjesh në industrinë e kinemasë dhe të gjejmë mënyra të reja dhe emocionuese për të përmirësuar eksperiencën e konsumatorit,” tha Seog-gi Kim, Zëvendës President i “Visual Display Business” pranë Samsung Electronics.

Ekrani për kinema i Samsung aktualisht është në proces certifikimi DCI dhe ka përfunduar së fundmi testimet pranë Universitetit Keio në Tokio.

Pin It