Miqësia ju bën mirë për shëndetin

Studimet tregojnë se njerëzit me më shumë miq, kanë më pak tension në jetë, më pak stres dhe më shumë qëndrueshmëri e jetë më të gjatë.

Miqtë nxisin sjellje pozitive, largojnë depresionin, të ndihmojnë të kalosh sëmundjet dhe shkaktojnë kënaqësi e lumturi.

“Mungesa e një rrethi shoqëror mund të jetë një rrezik më i madh për vdekjen se sa obeziteti ose jetesa sedentare pa aktivitet fizik”, shpjegon Julianne Holt-Lunstad, psikologe në fushën e marrëdhënieve miqësore dhe vetmisë.

“Studimet tregojnë rritje të jetëgjatësisë në 50% të rasteve kur njerëzit kanë një rreth miqësor të qëndrueshëm”.

Pin It