Kur taracat e shtëpive janë dhe oborre

Foto: The Guardian

Palangan, që në gjuhën perse do të thotë leopard është një fshtat në provincën e Kurdistanit në Iran, i vendosur në bjeshkët afër kufirit me Irakun.

Në këtë fshat jetojnë 194 familje dhe që të gjithë jetojnë në shtëpitë që e kanë bërë këtë fshat të famshëm në mbarë botën.

 

Shtëpitë e fshatit Palangan janë ndërtuar “njëra mbi tjetrën”pra taracat e shtëpive të ndërtuara në nivel më të ulët shërbejnë si oborr të shtëpive të ndërtuara sipër tyre.

Turistët që kanë mundësi të vizitojnë këtë pjesë të botës e kanë përshkruar këtë fshat si ndër më të bukurit që kanë parë dhe atë për shkak të arkitekturës unike dhe natyrës që e rrethon. 

 

 

Pin It