Giethorn, fshati pa rrugë ose “Venecia e Hollandës”

giethoorn-4-655x368

Giethorn është një fshat në Hollandë, i cili ka fituar emërtimin “Venecia e Veriut”, sepse në të nuk ka rrugë për makina. Banorët e Giethorn-it lëvizin me varka dhe mjete të ndryshme lundrimi nëpër kanalet ndërlidhëse të fshatit.

Vendi është një lloj oazi qetësie shpirtërore, larg prej pluhurit, zhurmave dhe kaosit të qyteteve të mëdha. Ai është tërësisht i gjelbër dhe prej vitesh është një pikë turistike tërheqëse për vendasit dhe të huajt.

Giethorn mendohet të jetë banuar që në shekullin e 10-të. Për të gjithë të interesuarit ekzistojnë tre muze që dëshmojnë historinë e vendasve. Ai është vendi ideal për të kaluar pushimet për ata të cilëve iu pëlqen vozitja, shëtitja me biçikleta, mbrëmjet e qeta, kafenetë dhe ushqimi i lehtë i restoranteve të shumta buzë liqeneve.

12900228_10153684346338477_652629238_n

191994499-4da3

Dutch-Venice.Giethoorn

gallery-1443815297-11052745155-2b2fbccbc9-k

Pin It