Samsung prezanton ‘rripin smart’

auto_rrip1473061684

 

Samsung ka prezantuar një produkt të ri të quajtur ‘rripi i zgjuar’ i cili nuk do të lejojë që të shëndosheni.

Rripi funksionon njësoj si një ndjesor sporti që monitoron kaloritë e harxhuara, hapat e bërë, kohën gjatë së cilës përdoruesi i tij rri ndjenjur.

Gjithashtu rripi smart mund të masë edhe përmasat e belit tuaj. Me anë të sistemit të tij të matjes së përmasave të belit, rripi sinjalizon kur vë re rritje të saj, për të mos e tepruar me ushqimin si dhe ju paralajmëron nëse qëndroni shumë ulur.

Bateria e rripit zgjat deri në 20 ditë dhe mund të lidhet me një aplikacion në celularin tuaj duke shfaqur të dhënat e matura. Rripi më i lirë kushton 69 dollarë dhe ofrohet në Kickstarter në modele të ndryshme.

Pin It