Vlorë, më shumë se 15 mln lekë për rehabilitimin e banesave të komunitetit rom dhe egjiptian

banesat_sociale_1

Familjet e komunitetit rom dhe egjiptian në qytetin e Vlorës do të kenë këtë dimër banesa me kushte më të mira jetese. 33 familje do të përfitojnë nga fondi i Ministrisë së Zhvillimit Urban për rikonstruksionin e banesave dhe integrimin social të këtij komuniteti.

Investimi ka vlerën e 15 milionë e 428 mijë lekëve dhe është pjesë e fondit të vitit 2016 për rehabilitimin dhe integrimin e komunitetit rom dhe egjiptian. Nga ky fond në të gjithë vendin janë duke përfituar rreth 174 familje të këtij komuniteti.

Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni, kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli dhe prefektja e qarkut, Etjona Hoxha, vizituan disa prej familjeve të cilat kanë kërkuar mbështetjen e MZHU dhe bashkisë për rehabilitimin e banesave të tyre.

“Projektet e rikonstruksionit të banesave te komunitetit rom dhe egjiptian synojnë integrimin social të këtij komuniteti. Hapi i parë, ai i rehabilitimit të godinave, është hedhur. Tani do të shihen mundësi të tjera mbështetje për këta banorë si nga bashkia, ashtu edhe nga institucione të tjera”, deklaroi ministrja Gjermeni gjatë vizitës së saj në familjet e lagjes “Partizani” në Vlorë.

Pin It