Vijon paniku nga tërmetet në Vlorë, regjistrohen tre lëkundje të reja

Vijon paniku nga lëkundjet e tërmetit në qytetin e Vlorës. Banorët e fshatit Bashaj të qytetit bregdetar thonë se janë ndjerë sërish tre lëkundje tërmeti gjatë orëve të vona të natës së kaluar dhe në orët e para të mëngjesit.

Banorët tregojnë se tërmetet kanë qenë më të vogla se 14 lëkundjet e natës së 19 majit, të cilat sollën dhe dëmtime të shumta në banesa.

Megjithatë, tërmetet kanë krijuar sërish panik te banorët, të cilët kanë kaluar natën e dytë jashtë shtëpive të tyre. Lëkundjet janë ndjerë në disa fshatra, si në Matogji, Bashaj, Vërmik, etj.

Pin It