Magjia e folkut europian dhe botëror në Vlorë, promovim fantastik i sezonit turistik

Qyteti i Vlorës mirëpret edicioni i 10 -të “Aulona Inter Folk Festival”, i cili do të nis një festë tre ditore nga 12 maj deri më 14 maj 2018.

Festivali do të zhvillohet në sheshin ”Lungomare”, Skelë dhe do të përfundojë me hapjen e sezonit turistik të vitit 2018.

Për tre mbrëmje qyteti i Vlorës do të jetë nën ritmin e traditës kulturore, me këngë dhe valle popullore nga vende si Shqipëria, Bullgaria, Italia, Letonia, Greqia, Sllovakia, Kina, Kosova.

Ky festival është një manifestim i jashtëzakonshëm i folkut europian dhe botëror dhe një promovim fantastik i sezonit turistik në qytetin bregdetar.

Festivali organizohet nga Qendra Kulturore “Aulona” në Vlorë, me mbështetjen kryesore të Këshillit Bashkiak të Vlorës dhe Ministrisë së Kulturës./ATA/

 

Pin It