Duket si përrallë, tre shqiptarë dhe finalja e “Eurovision”

Duket se këtë vit Eurovizioni ka një tjetër kutpim për shqiptarët jo vetëm se kënga jonë përfaqësuese është pëlqyer e duatrokitur, por sepse ne finale janë 3 shqiptarë. Një emocion i rrallë do të përshkojë mbrëmjen e nesërme shqiptarët anë e mbanë botës, të cilët do të mund të shijojnë  finalen e madhe të “Eurosong 2018’, pasi në skenë do të ngjiten tre shqiptarë, si rrallëherë më parë.

Finalja e madhe e këtij eventi mjaft të rëndësishëm të këngës, do të mbahet mbrëmjen të shtunës në Lisbonë të Portugalisë, ku i pari nga shqiptarët që do të ngjitet në skenë është Eugent Bushpepa.

Bushpepa përfaqëson Shqipërinë në ‘Eurovision’ dhe do të performojë i 12 në radhë me këngën ‘Mall’.

Pas tij, e 25 në radhë do të jetë këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira, e cila përfaqëson Qipron. Ndërsa i fundit do të ngjitet në skenë shqiptari Ermal Meta, i cili përfaqëson Italinë së bashku me Fabrizio Moro, ndërsa do të mbyllë dhe garën.

Ermal Meta dhe Fabrizio Moro në natën e dytë gjysmë finale me këngën “Non Mi Avete Fatto Niente” ka emocionuar publikun dhe edhe pse u këndua italisht në të e kanë gjetur veten thuajse të gjithë.

Performanca kishte detaje fantastike, me fraza të këngës  të shkruara në 15 gjuhë të ndryshme, mes tyre edhe në shqip, “nuk keni pasur asgjë”.

Kjo bën që shqiptarët të kenë më shumë shpresa për të festuar mbrëmjen e nesërme, pasi urojmë që njëri prej tre shqiptarëve të fitojë çmimin e madh./ ATA/

Pin It