Ermonela Jaho sjell Desdemonën në teatrin e Madridit

jaho-350x130

Ermonela Jaho do të çelë sezonin e ri artistik të Teatrit Real në Madrid me rolin e Desdemonës në operën “Otello”. Sopranoja shqiptare me famë botërore do të interpretojë në teatrin e Madridit në datat 15, 18 21, 27, 30 shtator dhe 3 tetor.

Kjo vepër vjen për herë të parë në këtë skenë që prej vitit 1999, ndërsa media ka komentuar edhe pjesëmarrjen e Ermonela Jahos në këtë shaqje si fituese e çmimit ndëkombëtar të cilësuar “Oskari i Operas”.

Jaho do të jetë në rol kryesor në këtë vepër të Giuseppe Verdit, përkrah Gregory Kunde, i cili do të interpretojë Otellon.

Desdemona është një rol i fuqishëm që do t’i shtohet repertorit të sopranos shqiptare pas interpretimeve të tjera të rëndësishme në Operan Mbretërore të Londrës, Teatrin e Scala-s në Milano, Operan Metropolitan të Nju Jork-ut, Teatrin e Champs-Elysees etj.

Pin It